Acari godet Kanadanë dhe verilindjen e SHBA-ve

Të paktën 16 persona humbën jetën nga stuhia dimërore që solli temperatura shumë të ulëta, reshje dëbore dhe ngrica në Kanada dhe pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Meteorologët amerikane thanë se temperaturat në pjesën verilindore mund të ndjehen deri në minus 50 gradë celsius. Sipas tyre, ky i ftohtë nuk ishte parë prej 20 vjetësh. Prej Nju Jorkut në Çikago janë regjistruar temperatura nga minus 20 gradë deri në minus 30 gradë celsius.

Edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, De Blasio u përpoq të japë shembullin e tij duke pastruar dëborën përpara shtëpisë së tij. Pasojat e këtij të ftohti po ndjehen nga 140 milionë amerikanë, gjysma e totalit të popullsisë të SHBA-së. Autoritetet paralajmëruan banorët të qëndrojnë brenda shtëpive, për sigurinë e tyre dhe për të krijuar mundësinë për pastrimin e rrugëve. Shtetet si Ohajo, Dakota e Jugut dhe Illinoit, janë mes atyre që do të goditën. Shërbimi meteorologjik tha se “një ajër i ftohtë nga Arktiku do të mbërthejë të gjithë vendin, prej së shtunës deri të martën”.

Në Kanada, dhjetëra mijëra persona në ishullin e Newfoundland kanë mbetur pa energji elektrike pas zjarrit që përfshiu një transformator. Në Kanada temperaturat shënuan -29 gradë celsius në Toronto dhe -38 gradë në Kuebek, më të ulëtat e shënuara gjatë këtyre dy dekadave.

Acari godet Kanadanë dhe verilindjen e SHBA-ve1

Lajme të ngjashme

Back to top button