Në Greqi, punojnë në “të zezë” kur nuk ka punë në Maqedoni

Vendet e punës ku dikur punonin studentët e Greqisë gjatë sezonit turistik tani më janë bërë vende ku qytetarët e Maqedonisë punojnë për kafshatën e gojës. Sezoni turistik zgjat nga muaji maj deri në tetor ndërsa maqedonasit më shumë punojnë në të zezë për shkak se nuk marrin leje për punë.

Kështu është rasti me Aleksandrin i cili për REL ka deklaruar se puna që ai bën gjatë këtij sezoni siguron mjete financiare për  tërë vitin për familjen e tij në Maqedoni. Çmimi që ai paguan është ndarja me të afërmit e tij gjatë kësaj periudhe.

Aleksandar, identiteti i të cilit është fshehur për shkaqe sigurie, punon në një kompani për dhënien me qira të makinave. Punon 10 deri 12 orë çdo dit, pa ditë të lirë ndërsa ka një rrogë prej 800 eurove pak më shumë nga rroga minimale në Greqi që është 683 euro.

“Këto para që un i fitoj këtu mund ti shoh vetëm në ëndërr në Maqedoni”, deklaroi Aleksandar, qytetar i Maqedonisë që punon në Greqi.

30 vjeçari Aleksandar është vetëm njëri nga qytetarët e shumtë të Maqedonisë që ikin nga vendi për të punuar në mënyrë ilegale në Greqi gjatë këtij sezoni turistik.

Lajme të ngjashme

Back to top button