Rusia kërcënon Ukrainën: Ose me ne, ose me Bashkimin Europian

Kërcënimi i Moskës ndaj Kievit vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ana e kryeministrit rus Dimitri Medvedev. Në rast se Ukraina do të firmoste marrëveshjen për tregtinë e lirë me Europën, do të përjashtohet nga unioni doganor me Rusinë, Biellorusinë dhe Kazakistanin. 

Marrëveshja mes Kievit deh Brukselit është parashikuar për muajin nëntor në Vilnius, Lituani. Por presionet nga Kremlini zyrtar janë shtuar gjithnjë e më shumë.

Këshilltari i presidentit të federatës ruse ishte shprehur se nëse kjo marrëveshje do të nëshkruhej atëherë ndaj kievit do të ngriheshin barrierat tregtare me Rusinë. Sipas tij prodhuesit ukrainas do të humbasin tregjet ruse, kazake dhe bielloruse. 

Por edhe reagimi i kryeministrit ukrainas ka qenë i menjehershëm. Ai ka shpjeguar se qeveria e tij nuk ndihej aspak e shqetësuar nga kërcënimet ruse. Dhe se shpresonte shumë në mbështetjen e Bashkimit Europian. 

Por nga ana tjetër, Kievi para marrëveshjes së nëntorit duhet të japë disa përgjigje për Europën. Brukseli i ka kërkuar vendit të lindjes respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirimin e ish kryeministres dhe lideres së opozitës, Julia Timoshenko. 

Lajme të ngjashme

Back to top button