Shënohet Dita ndërkombëtare e personave me invaliditet

Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet – 3 nëntori, sot në Shkup do të mbahet koncert humanitar tradicional “Duartrokitje”, tryezë të rrumbullakët dhe promovim të filmit “Sekondat më të gjata”.

Nën moton “Dua të këndojë, mundem të këndojë – dua të ekzekutoj, mundem të ekzekutoj dhe dua të luaj mundem të luaj” në Sallën universale do të mbahet koncerti humanitar tradicional “Duartrokitje”. Koncerti është në organizim të shoqatës humanitare “Mbretëresha Esma dhe Stevo Teodosievski” në partneritet me Sallën universale, ndërsa do të performojnë fëmijë nga shkollat e posaçme, institucionet dhe shtëpitë e posaçme në Republikën e Maqedonisë. Mbështetës i koncertit të tretë humanitar “Duartrokitje” është ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

Në organizim të Institutit për defektologji pranë Fakultetit filozofik në Shkup dhe Këshillit kombëtar të organizatave të invalidëve të Maqedonisë dhe anëtarët e saj në Rektoratin e USHCM do të mbahet tryezë e rrumbullakët në të cilën do të marrin pjesë ministri  i Arsimit dhe Shkencës dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale, Abdilaqim Ademi dhe Dime Spasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button