Microsoft Lumia 1030, me kamerë me sensor 50 megapikselë

Microsoft po punon për krijimin e pasardhësit të pajisjeve Nokia Lumia, Lumia 1020, që cilësohet si telefoni kamerë. Në fillim është njohur me emrin Lumia McLaren, por tani thuhet se do të emërtohet zyrtarisht si Lumia 1030. Ai përmban modelin me numër RM-1052.

Dje u shfaqën në internet disa imazhe të këtij telefoni, ku duket që dizajni do të jetë i ngjashëm me atë të paraardhësit Lumia 1020. Një burim i afërt me kompaninë raporton se Lumia 1030 do të ketë ekran AMOLED me rezolucion 1080 pikselë, një procesor me katër bërthama dhe një kamerë të përmirësuar PureView me blic LED.

Një tjetër burim i afërt me kompaninë na njofton se Lumia 1030 nuk do të ketë blicin ksenon, por gjeneratën e katërt të blicit LED. Thuhet gjithashtu se telefoni do të ketë një kamerë të pasme me sensor 50 megapikselë. Lumia 1030 mund të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonave në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button