Kushtet katastrofale, fëmijët mësojnë mes lagështisë dhe të ftohtit!

Prindërit e fëmijëve shqiptarë në fshatin Kllukovec të Velesit janë  të shqetësuar për fëmijët e tyre. Nxënësit mësojnë mes lagështisë dhe të ftohtit në një objekt që më së paku i ngjanë një shkolle.

Në një objekt të vjetër që përbën arkitekturën e mbetur prej kohësh me oborre të ngushta dhe me auditorë që mund të jenë hapësira depresive, mësojnë 36 nxënës shqiptarë të fshatit Kllukovec të Velesit.

Shkolla1

Në klasat ku drita e diellit vështirë depërton, nxënësit e kanë më të vështirë të përballen me lagështinë dhe të ftohtin. Një koftor i vjetër në skaj të klasës nuk mund të ngrohë fëmijët në një klasë ku plasaritjet dhe të çarat janë dekori i mureve që mbulohen me vizatimet e fëmijëve.

Shkolla3

Mësimi për fëmijët përbënë një sfidë në kohë me lagështi. Disa kova qëndrojnë në mes të klasës për të mos lejuar që të grumbullohet uji nga shiu që pikon nëpërmjet të çarave të plafonit.

Shkolla4

Prindërit e nxënësve të shkollës “Vasill Gllavinov”, kanë ngritur shqetësimin për kushtet e vështira në të cilët mësojnë fëmijët e tyre. Fëmijët tonë , thonë ata i janë ekspozuar lagështisë dhe të ftohtit. Mëshira për ta mbetet vetëm premtimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e cila deri më tani nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar kushtet e shkollës.

Shkolla5

Përgjegjësi i shkollës, Maksut Bakioski, thotë se kushtet në shkollën periferike “Vasill Gllavinov” janë shumë të këqija. Ai thotë se kryetari i komunës së Velesit dhe Ministria për Arsim dhe Shkencë kanë premtuar se do të ndërtojnë objekt të ri, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Shkolla6

“Në Kllukovec janë dy paralele të kombinuara ku mësimin e zhvillojnë 36 nxënës. Kushtet nuk janë aspak të mira. I njëjti problem është edhe me shkollën në fshatit Slivnik ku mësojnë 85 nxënës ndërsa ka vetëm dy klasë”, thotë përgjegjësi i shkollës Maksut Bakioski.

Lajme të ngjashme

Back to top button