Çollaku: Zgjedhjet e BDI-së në Llabunishtë të falsifikuara në favor të Merkos

Bashkim Çollaku,anëtar i Komisionit për Organizimin e zgjedhjeve në BDI-në e Strugës në një reagim për Gazetën Koha konsideron se pretendimet për falsifikim të zgjedhjeve në Këshillin vendor të BDI-së në Llabunishtë janë të vërteta dhe reale.

Sipas tij, ka qënë kjo situatë e nderë ku përveç falsifikimit klasik ku nuk kanë munguar edhe krismat si shenjë triumfaliteti, që detyroi një pjesë e anëtarëve të BDI-së të largohen nga takimi zgjedhor.Çollaku saktëson se ai në disa raste ka informuar koordinatorin për Njësinë e pestë zgjedhore,Nevzat Bejta që ta ndërpresë procesin zgjedhor i cili po rezultonte një farsë, por këto reagime të tij kanë rezultuar të kota, gjë që sipas tij e detyruan të largohet nga takimi zgjedhor i Llabunishtit.

“Të gjithë këtë farsë zgjedhore që prodhoi një rezultat të paqënë e filloi anëtari i vet Komisionit Vait Ajro, i cili në funksion të falsifikimit të zgjedhjeve në favor të një grupi ndërhyri te fletët e votimit duke rrethuar vota për persona për të cilët nuk ishte votuar për anëtarë të Kryesisë së KV-së së Llabumnishtit.Kjo situatë rezultoi me tension në sallë dhe solli reagimin e një pjese të anëtarëve të BDI-së të Llabunishtit të largohen në mënyrë demonstrative nga takimi”, përfundon Çollaku.Para disa ditëve u finalizua procesi zgjedhor në BDI-në e Llabunishtit, ku nuk munguan edhe përplasjet mediatike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.Për kryetar të Këshillit Vendor të Llabunishtit është zgjedhur Rashit Mehmedoski, ndërsa për anëtarë të Kuvendit të degës së Strugës janë zgjedhur Nedim Ramizi,Teki Maksutoski,Azis Mehmedoski dhe Beqir Rashiti.

Lajme të ngjashme

Back to top button