Jashari e vizitoi burgun e Shutkës

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari sot realizoi vizitë pune në burgun e Shutkës ku nga afër u njoftua me kushtet teknike, sanitare, dhe për gjendjen aktuale të burgut në përgjithësi.
Me këtë rastë ministri Jashari u prit nga drejtori i burgut Aleksandar Gjeorgjievski dhe nga drejtoresha e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve Lidija Gavrillovska.

Drejtori i burgut Gjeorgjievski i raportoi ministrit Jashari për numrin e përgjithshëm të të burgosurve dhe të paraburgosurve si dhe për natyrën e veprave penale për të cilat janë të privuar nga liria personat në fjalë. Drejtori Gjeorgjievski gjithashtu informoi se dënimet në këtë burg i vuajnë vetëm personat e gjinisë mashkullore të cilët për herë të parë kryejnë vepra penale dhe të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në kohëzgjatje të dënimit me burg deri në tre vjet, njëkohësisht dhe persona të cilët janë recidivist të veprave penale dënimi i të cilëve zgjat deri më gjashtë muaj pas llogaritjes së paraburgimit.

Në burgun e Shutkës gjendet njësia më e madhe dhe njëherit më e sigurt për ekzekutimin e masës paraburgim në gjithë territorin e Maqedonisë.

Gjatë këtij takimi ministri Jashari personalisht i vizitoi të gjitha njësitë e burgut për të parë situatën aktuale që ka ky institucion dhe pas kësaj vizite deklaroi se ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve edhe në të ardhmen intenzivisht do të punojnë për përmasimin e gjendjes së burgjeve në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button