Gjendet trupi i një mashkulli në Vardar afër Velesit

Është gjetur trupi i një mashkulli në vendin Korab afër derdhjes së lumit Babuna në Vardar. Trupin e ka gjetur një person nga Shoqata e peshkatarëve sportivë “Babuna”.

Sipas Marija Jakovleskës, zëdhënëse e MPB-së, trupi i gjetur i mashkullit ka qenë i dekompozuar, ndërsa me kërkesë të Prokurorit publik nga Velesi është dorëzuar në autopsi në Mjekësinë ligjore në Shkup.
“Autopsia duhet t’i zbulojë arsyet për vdekjen, si dhe identitetin e trupit të gjetur”, informon Jakovleska.

Në rrethinën e Velesit sivjet si të zhdukur rezultojnë tre persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button