Çmenduria e një organizate maqedonase që do t`i jep leksion SHBA-ve

Manifesti Maqedonas, një shoqatë nacionaliste maqedonase e cila në mënyrë indirekte e përkrahur nga qarqe të pushtetit aktual ka ndërhyrë edhe në ngjarjet e fundit në SHBA, gjegjësisht në qytetin Ferguson, ku kanë shpërthyer revolta të afroamerikanëve, të cilët janë përballur me ndërhyrjen e policisë amerikane.

Manifesti maqedonas në mënyrë skandaloze përmes një komunikate ka ndërhyrë në ngjarjet në Ferguson, duke kërkuar që autoritetet policore amerikane të përmbahen nga tejkalimi i përdorimit të dhunës, të mos ndalojë raportimin e gazetarëve, gjoja po shkelet liria e medias.  Përmes reagimit ata kanë ndërlidhur edhe demonstratat e fundit në Shkup, kundër rastit “Monstra” duke theksuar se edhe vendimet gjyqësore në SHBA tregojnë se një pjesë e popullit amerikan nuk ka besim në institucionet shtetërore.

Kjo organizatë margjinale shkon më tej duke thënë se pret gjoja nga Qeveria e Uashingtonit që të ndërmarrë hapa për të tejkaluar situatën përmes nënshkrimit të një Marrëveshje Kornizë sikur kjo e Ohrit si dhe ndarje të re territoriale.

Lajme të ngjashme

Back to top button