Përse…. përse e gjithë kjo të më ndodhë mua?

Këto mendime për të kaluaren, të tashmën dhe të ardhmën, përse më shkaktojnë kaq dhimbje të mëdha në aspektin fizik, psiqik dhe atë emocional?

A thua vallë jam i vetmi prej moshatarëve të mi që po i ndjej, mendoj dhe flas këto gjera, apo ka dhe të tjerë? Apo thjesht ata që thojnë që janë njejtë si unë mundohen të bëhen kështu vetëm e vetëm që të lënë përshtypje?

Aq shumë pytje më sillën rreth kokës saqë më mbushin me mllef në thellësi të zemrës, më bëjnë të humb vullnet dhe shpresë për gjithзka!

Është shumë absurde të flas për këto gjëra, por a ishte fati im që unë të përjetoj shumë gjëra qe nga një moshë të re? Nëse po, dua ta di përse?!

Edhe unë dua si të gjithë moshatarët e mi të kem vetëm një gjë shqetësuese… “të mësoj”, por gjërat tjera jashta shkollës thjesht nuk më dalin nga shpirti.

Edhe unë dua si të gjithe moshtatrët e mi të përjetoj зdo kënaqësi të kësaj moshe, thjesht për një зast të mos mendoj aspak për gjërat e tjera që më shqetësojnë, thjesht për një moment t’a humbas veten në një vend ku nuk ka të këqija.

Por është e pamundur sado që të tentoj ta bëj atë, të them se kam kaluar kufinin? Ende nuk ka ardhur koha….

Gjërat që kam përjetuar deri më tani më bënë të jem ky që jam, më bënë të shkruaj këtë gjë që ju po e lexoni, por pyes veten зka do ndodh edhe pas disa vitëve të përjetimeve të tragjedive dhe trazirave të shumta që do më ndodhin? ЗKA?!

Është thjesht nj зështje e kohës deri kur të vje ai momenti që kam pritur, pres dhe do të pres, por nuk do ta di se po ndodh fare… është thjesht një зështje e kohës… të paktën kështu mendoj unë.

Më vjen mirë kur e kujtoj faktin që ata inteligjentët dhe të mirët vuajnë më shumë, e presin më shumë të këqija sesa ata të padijshmit, por prapë është e kotë e gjitha.

Besoni apo jo, është kjo që po e shkruaj është e vetmja gjë që më зliron nga ky mllef, e vetmja gjë që më bën të ndihem deri diku prap mirë. E di që ka njerëz që ndjehën kështu njejtë si unë, por tek shoqëria jonë shumë njerëz janë të turpëruar apo rrijnë kokëulur dhe nuk i thonë këto gjëra por i mbajnë në vete.

Thjesht duam një jetë më të mirë, pa probleme, edhe pse pa ta nuk duket interesant jeta, por prapë se prapë duam diku ku mund të jetojmë lirë, pa shqetësime të vogla dhe të mëdhaja. Jemi të burgosur në frikën tonë dhe emocionët tona…jemi produkte të tyre, skllevërit e tyre.

E mendojmë 3 herë para se të bëjmë një gjë, kur bëjmë mirë keqpërdoret ndihemi keq, kur mundohemi të bëjmë keq, Instinkti vepron, dëshirojmë, por e mira nuk na lë dhe prap ndihemi keq. Nuk është e drejtë shkurt e shqip.

Ende mbaj shpresa për një ditë më të mirë, se a do të vjen apo jo? Nuk e di.

Lajme të ngjashme

Back to top button