Modeli maqedonas i “barazisë”: të pasurit më të pasur, të varfërit më të varfër!

Pasurimi i të pasurve dhe varfërimi i të varfërve nuk është proces natyror, por rezultat i politikave të vetëdijshme qeveritare, thonë ekspertët dhe propozojnë zgjidhje për zvogëlim të varfërisë.

Pabarazia ekonomike, ndarjet sociale dhe hendeku mes të pasurve dhe të varfërve ritet në mënyrë drastike. Nga viti 2006 Maqedonia është në mesin e vendeve me pabarazi më të madhe në botë.  Indeksi i cili është indikator i pabarazisë sipas distribuimit të të ardhurave në vitin 2010 në Maqedoni ka arritur në 43.2. Në vitin 2009 ishte 39.0. Sot nuk ka vend evropian me këtë koeficient të lartë të pabarazisë. Në Gjermani për dallim nga Maqedonia ky indeksi është 28.3, Në Norvegji 25.8, Zvicër 33.3 Greqia 34.1 Mali I Zi 28.6 Bulgaria 28.2.

Ish guvernatori i Bankës popullore Petar Goshev deklaroi se Maqedonia është liderë në Evropë sipas tre parametrave ekzistenciale , papunësia, pabarazia dhe varfëria.

“Nëse analizohen të dhënat për distribuimin e pasurisë, që nuk mund të bëhet në mënyrë kualitative për shkak të statistikave shtetërore të dobëta dhe të politizuara, si dhe mungesa e regjistrimeve të rregullta dhe kualitative, pabarazia do të shihet edhe më e ashpër”, deklaroi Goshev.

Kjo dëshmon se ne jemi në mesin e udhëheqësve në zbatimin e një forme jofunksional në rritje të kapitalizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button