iPhone 6, termi teknologjik më i kërkuar për vitin 2014

iPhone 6 i Apple-it ishte termi teknologjik më i kërkuar për vitin 2014 nëpërmjet Yahoo Search, duke mundur rivalët Samsung dhe Nokia. Produktet e Apple-it dominuan në 10 termat teknologjik më të kërkuar, ku në pesëshen e parë listoheshin iPad mini, iPhone 5c, ora e shumëpritur Apple Watch dhe iPad Air.

iPhone 6 është cilësuar si pajisja më e kërkuar e vitit 2014, pasuar nga konsola PlayStation 4 e Sony-t dhe telefoni inteligjent Galaxy S5 i Samsung-ut, të cilët ishin pajisjet e dyta dhe të treta më të kërkuara.

iPhone 6 ishte gjithashtu termi i tretë më i kërkuar nga të gjithë fjalët, ku në vend të parë ishte togfjalëshi ‘World Cup 2014′ dhe Michael Schumacher në vend të dytë. Top 10 e termave teknologjik më të kërkuar janë: iPhone 6, PlayStation 4, Samsung Galaxy S5, iPad Mini, iPhone 5, Xbox One, Apple Watch, iPad Air, Kindle Fire dhe Nokia Lumia 520.

Lajme të ngjashme

Back to top button