LG bëhet me tablet të ri hibrid

LG ka në plan t’i bashkohet tregut të pajisjeve “të konvertueshme” vitin e ardhshëm, duke krijuar një tablet të ri me tastierë të lëvizshme. Ky tablet i ri do të jetë i ngjashëm me tabletët Surface të Microsoft-it, të cilët mund të transferohen lehtësisht në laptop. Ky lajm është bërë i ditur nga CNET, që citon burime të afërta me kompaninë. Sipas këtyre burimeve, hibridi laptop/tablet do të fuqizohet nga gjenerata e katërt e procesorit Intel dhe do të përmbajë kartën SSD për hapësirë të brendshme. Kjo nuk është hera e parë që kompania koreno-jugore përpiqet të hyjë në tregun e pajisjeve hibride. LG ka prezantuar më përpara dy gjenerata të tabletit Tab-book, që kishin një tastierë të lëvizshme QWERTY. Nuk është bërë e ditur data e prezantimit të kësaj pajisjeje të re nga LG. Kompania mund ta zbulojë atë në panairin CES 2015, ose mund të presë për lansimin e Windows 10 në verën e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button