Ndotja e ajrit i kushton Maqedonisë 250 milion euro në vit

Ajri i ndotur sidomos nga termoelektranat, i ka kushtuar Bashkimit Evropian deri në 189 miliard euro ën vitin 2012, shumë e barabartë me prodhimin bruto vendor të Finlandës. Ka deklaruar Agjencioni Evropian për Ambientin Jetësorë.  Nga 30 objekte të identifikuara që bëjnë dëmin më të madh me ndotjen e ajrit 26 janë elektrana me qymyr të locuara kryesisht në Gjermani dhe Evropën Lindore.

Edhe Maqedonia pëson dëme të mëdha nga ndotja e ajrit. Sipas analizave të Bankës Botërore, ndotja e ajrit i ka kushtuar Maqedonisë rreth 253 milion euro ose 3.2 për qind e prodhimit bruto vendor në vitin 2011, shkruan Utrinski Vesnik.

Ndotësit e mëdhenj industrial të Evropës janë kërcënuar se do ta bartin biznesin e tyre jashtë Evropës. Ata janë kundër sjelljes së ligjit të ri më të ashpër kundër ndotjes së ajrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button