Thirrja e myftiut Tërnava: Mos e lëshoni Kosovën

Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava ka marrë pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Kraishtes në komunën e Lipjanit, ku ishte i ftuar nga një grup i të rinjve për ta falur namazin e kësaj xhumaje siç e kanë quajtur ata më ndryshe, me veshje kombëtare dhe plisa të bardhë.

Myftiu Tërrnava me këtë rast ua ka uruar festën e Flamurit Kombëtar dhe festat tjera që shënohen në këtë ditë të gjithë shqiptarëve, derisa këta të fundit i ka porositur që mos ta lëshojnë vendin dhe të shkojnë në vende të huaja.

“Më lejoni që nga thellësia e shpirtit dhe në emër të të gjitha institucioneve të Bashkësisë Islame të ju uroj festën e flamurit duke e lutur Allahun Xheleshanehu që nevërtetë të gëzojmë të gjitha ato që shpirti na i do dhe të ujojmë njëri-tjetrin edhe daljen në skenë të UÇK-së por edhe ditëlindje e komandantit legjendar Adem Jashari, sepse vetëm kështu ka kuptim jeta, vetëm kështu ka kuptim ardhmëria jonë e ndritshme që do të mbetet deri në kiamet. Vllazën të nderuar të pranishëm dhe ju motra të gjithë pranë ne që jemi sot këtu pro edhe anë e kënd trojeve tona etnike shqiptare kudo që gjenden të ju urojmë këtë festë edhe atyre, të ju urojmë që vërtetë gjeneratat e reja të kenë një ardhmëri të ngritur e të ditur, të kenë ardhmëri më të mirë se tonëdhe të punojmë që këtë mëmëdhe këtë tokë mos ta lëmë, mos të largohemi nga këto troje por të ngelim këtu përkundër vështirësive ekonomike me të cilat ballafaqohemi por buka në këtë tokë ka një domethënie të veçantë, është e ëmbël derisa buka në vendet e huaja nuk e ka aromën e gjirit të nxënës, nuk e ka aromën e e shtëpisë e pragut të derës, nuk e ka aromën e tokës mbi të cilën mësuam të ecim”, ka thënë ai.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button