Ndahen 60 ton naftë për shkollat e Kërçovës
Qeveria ka vendosur që të ndajë 60 ton naftë nga rezervat e shtetit për shkollat e Kërçovës nga të cilët 50 do të jenë për ngrohje dhe 10 për transportin e nxënësve. Nafta do të jetë e mjaftueshme deri në fund të janarit dhe komuna duhet të fillojë procedurën për muajin shkurt për të siguruar naftë për nevojat e veta.
Ky vendimet merret pas bojkotit prej disa javësh të mësimit nga ana e nxënësve.
“Mendoj se do të arrimë që të tejkalojmë pengesat dhe nga nesër të mund të ndjekin mësimin nxënësit. Biseduam me kryetarin e komunës që ai menjëherë të fillojë me procedurën për të siguruar naftë për muajin shkurt dhe të dërgojë programin se si do të kompensohen orët e humbura të mësimit”, tha ministri i arsimit Abdilaqim Ademi.