Ja pse u prishën matësit e kualitetit të ajrit në Maqedoni

Stacionet matëse për ndotjen e ajrit në Maqedoni më në fund u rregulluan pasi që kishte një problem teknik dhe ato nuk punuan që nga mesnata. Shtatë stacionet në vende të ndryshme të Maqedoni, tregojnë çfarë ajri thithin banorët e këtij shteti dhe mund të gjenden në këtë ueb sajt të Ministrisë. Ueb sajti nuk është parë e udhës të azhurnohet edhe në gjuhën shqipe.

Nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor për Portalb sqarojnë se matësit kanë ndaluar së punuari shkaku i një problemi teknik.

“Nuk ishte asgjë e qëllimshme. Problemi ishte teknik nga ana e Telekomit që ndryshoi disa adresa të internetit” thotë për Portalb, Sasho Sekullovski, zëdhënës në Ministrinë e ambientit.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar sasi të larta të ajrit të ndotur në më shumë vende në Maqedoni. Si që mund të shihet nga matja momentale, Tetova, Manastiri dhe Kërçova mbeten me ndotje të lartë të ajrit.

I pyetur pse ky ueb sajt është në anglisht dhe maqedonisht por jo dhe në shqip, ai tha se po punohet në këtë drejtim.

“E kemi parasysh këtë dhe ju siguroj që punohet që sajti i matjes së kualitetit të ajrit do të jetë edhe në shqip për një kohë që nuk mund ta precizoj me muaj por them së shpejti” thotë për Portalb, Sasho Sekullovski, zëdhënës në Ministrinë e ambientit.

Mos të harrojmë se dikasteri i ekologjisë vite me radhë udhëhiqet nga shqiptar. Megjithatë, vlen të përmendet që ueb sajti zyrtar i Ministrisë së ambientit azhurnohet edhe në gjuhën shqipe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button