Zbulohen veçoritë e Sony Xperia Z4

Sony Xperia Z3 ka vetëm dy muaj që ka dalë në treg, dhe kanë filluar që tani spekulimet mbi gjeneratën e katërt, Xperia Z4. Nëse Sony do të vazhdojë me traditën e saj, mund të presim që telefoni inteligjent Xperia Z4 të prezantohet në janarin e 2015-ës gjatë panairit CES, ose në muajin shkurt në Kongresin Botëror të Telefonave. Sony do të organizojë një konferencë më 5 janar në orën 17:00, gjatë panairit CES 2015, ku thuhet se do të prezantojë telefonin inteligjent Xperia Z4 së bashku me një telefon pak më të madh, Xperia Z4 Ultra. Sipas një raporti nga ueb-faqja teknologjike AndroidOrigin, Sony Xperia Z4 do të ketë një ekran 5.5 inç me rezolucion QHD 2560 x 1440 dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 810 CPU me tetë bërthama me shpejtësi 2.8GHz, ku katër prej tyre do të jenë Cortex-A57 dhe katër bërthama Cortex-A53.

Do të ketë gjithashtu 4GB RAM, 1GB më shumë se Xperia Z3, ndërsa kapaciteti i hapësirës së brendshme do të fillojë nga 32GB për Xperia Z4, ndryshe nga Xperia Z3 që fillonte nga 16GB. Përveç kësaj, një burimi i GSMArena-s pretendon gjithashtu se Xperia Z4 do të përmbajë lidhjen CAT.6 LTE me shpejtësi shkarkimi deri në 300Mbps, si dhe Bluetooth 4.1. Thuhet se kamera do të ketë të njëjtin rezolucion si Z3, pra 20.7 megapikselë me sensorin Exmor RS CMOS. Sa i përket baterisë, Xperia Z4 thuhet se do të ketë bateri me kapacitet 3420mAh. Nëse të gjitha këto spekulime rezultojnë të vërteta, atëherë mund të themi që ky telefon do të bëjë pjesë tek pajisjet premium me parametra shumë të lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button