Qeveri-opozitë, komunikojnë mes kërcënimeve, kultura për dialog shumë e ulët

A mundet që të ketë dialog produktiv për dalje nga kriza parlamentare, nëse komunikimi i përditshëm mes partive është nën nivelin e çdo lloj konstruktiviteti dhe kulturës politike? Kjo është çështja që shtrohet shpesh në shoqëri.

Mënyra se si sot partitë politike komunikojnë mes veti, më shumë i ngjajnë monologut se dialogut të mirëfilltë, shkruan Dejçe Vele.

“Kur është vrarë dialogu politik”? Analistët shtrojnë mendime të ndryshme. Për analistin Edmon Ademi, niveli i ulët i kulturës për dialog ekziston që nga pavarësia e Maqedonisë.

“Niveli i kulturës politike dhe kulturës për dialog mes partive politike është shumë i ulët edhe atë zgjatë tashmë 24 vite. Edhe pse kam ndjesinë se ka vitet e 90 kishim një nivel më të lartë se sa që kemi sot. Tani gjithçka është e bastarduar edhe demokracia, dialogu, kultura politike”, thotë Edmon Ademi.

Sipas tij, antagonizmat politik se “çfarë është e jona është e mirë” dhe “çfarë është e tyre nuk bën”, janë bërë përditshmëri e jona dhe kjo do të zgjasë deri sa të dalin politikan të ri që do të mësohen të përshëndesin atë që është e mirë tek kundërshtari.

Partitë janë të vetëdijshëm për gjendjen e këtillë dhe nga përvojat e tyre arsyetojnë shkaqet që ka sjellë deri këtu.

Gjendja e këtilla në Maqedoni nuk ka ardhur për një natë, thotë zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

“Propozimet e qeverisë nuk janë pritur të gjitha keq, sepse kjo nuk është një politik e drejtë dhe e guximshme. Ka pasur situata kur edhe qeveria ka pranuar propozime të opozitës, siç ishte Ligji për pagën minimale, kjo ka ndodhur në të kaluarën , ndërsa tani qeveria dëshiron të kontrollojë gjithçka.

Sipas sociologes Snezhana Trpevska, mungesa e vazhdueshme  e dialogut politik tek ne është rezultat i modelit politik që kemi.

“Për dallim nga demokracitë konsenzuale, demokracitë mazhoritare siç është i joni ne vete fshehin rrezikun e konfrontimeve të thella mes dy partive më të mëdha. Tek modelet mazhoritare dy parti politike ose dy blloqe politike luftojnë për qeverinë deh kur njëra merr qeverisjen i gjithë pushteti transferohet në duart e saja dhe nga kjo lind edhe diskriminimi qeveri – opozitë”, thotë Trpevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button