Prokuroria nuk do të hetojë diplomën e Ademit

Prokuroria publike ka paralajëmruar se nuk do të hetojë informacionet lidhur me validitetin e diplomës së arsimit, Abdilaqim Ademi. Në një prononcim për gazetën “Vest”, nga prokuroia kanë sqaruar se i përcjellin zhvillimet në shtet dhe ndërmarrin aktivitete edhe në bazë të “zërit të dëgjuar”, por për rastin konkret edhe pse drejtoresha e Inspektoratit shtetërorë të arsimit tha se do t’a vërtetojë rastin pas shkrimeve nëpër mediume, Prokuroria publike vlerëson se nuk është e nevojshme të reagojë pas “zërit të dëgjuar”.

Në ndërkohë Kastriot Miftaraj edhe një herë ka përsëritur pohimet lidhur me validetitetin e e diplomës së ministrit aktual të arsimit, Abdylaqim Ademi. Miftari thekson për Gazeta “Lajm” se emri i fakultetit të shkruar në CV-në e ministrit Ademi është inekzistent, ndërkaq thekson se diplomën e tij, Ademi e ka paguar me marka në një restorant në Tiranë dhe se për të gjitha këto është i gatshëm të ballafaqohet me të në gjykatë.

“Ai shkruan se ka kryer studimet në Institutin politeknik të Tiranës. Nuk ekziston në Tiranë një institut politeknik. Ai nuk di as emrin e shkollës. CV-ja zyrtare e tij anglisht maqedonisht dhe shqip flet për një shkollë inekzistente. Ai është universiteti politeknik që ka një fakultet që i është ndërruar disa herë emir, ka qenë i industrisë mekanike dhe elektrike, pastaj disa herë i është ndërruar emir. Ai nuk di emrin e shkollës, ai nuk ka qenë kurrë në shkollë, është një rast unik që një ministër të shkruajë emrin e një shkolle inekzistente. Është njëlloj sit ë shkruash Instituti teknologjik i Harvardit. Ai është instituti teknologjik i Masaçusets. A e kuptoni? Ministri i arsimit nuk di emrin e shkollës ku ka diplomuar”, deklaroi Miftari.

Lajme të ngjashme

Back to top button