Lëvizja Besa do të mbajë sot konventën zgjedhore
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/11/Ftesa-BESA-Mediume-AL.jpg?fit=467%2C640&ssl=1)
Lëvizja Besa do të mbajë sot konventën zgjedhore, ku do të bëhet zgjedhja e organeve drejtuese të partisë, kryetarit, Këshillit kombëtar, si dhe miratimi i statutit dhe platformës politike.
Ceremonia do të mbahet në orën 12:30 në Hotelin “Aleksandar Palace” – Shkup
Përfaqësuesit e Lëvizjes Besa kanë theksuar se kjo lëvizje politike synon që të ngjallë freski, duke sjellë frymë të re të përceptimit të politikës si vlerë intelektuale, profesionale e morale.