Sot në Maqedoni shqiptarët festojnë Ditën e Alfabetit

Sot në Maqedoni shënohet zyrtarisht si festë shtetërore për popullatën shqiptare 22 nëntori, Dita e Kongresit të Alfabetit.

Me rastin e 106-vjetorit të Kongresit të Alfabetit janë organizuar disa aktivitete të ndara dhe simbolike lidhur me shënimin e kësaj date si në Manastir, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, etj.

Si çdo 22 nëntor tjetër, edhe sot nuk është ditë pune për shqiptarët.

KONGRESI I MANASTIRIT:

Kongresi i Manastirit u zhvillua nga 14-22 nëntor të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Lajme të ngjashme

Back to top button