Mot me diell dhe me erë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe me erë mesatare deri te përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, si dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Prej sot vijon një periudhë e motit stabil dhe më i freskët. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare dhe herë pas herë e përforcuar veriore. Nesër temperaturat e mëngjesit në disa vende do të bien edhe nën zero.

Lajme të ngjashme

Back to top button