Microsoft sjell aplikacionin Movie Creator për modifikimin e videove

Microsoft zbuloi një aplikacion të ri për modifikimin e videove në pajisjet Windows Phone 8.1. Ky aplikacion i ri quhet Movie Creator dhe mund të shkarkohet në dyqanin e aplikacioneve Windows Phone. Ai funksionon në telefonat inteligjentë Lumia si dhe tabletët që operojnë me sistemin Windows 8.1.

Ky aplikacion ju lejon të krijoni filma duke përdorur deri në 25 video që ju i keni regjistruar në telefonin tuaj, si dhe foto dhe muzikë nga pajisja juaj mobile. Ju mund të lëvizni pamjet në çdo pjesë të videos, të modifikoni gjatësinë e projektit tuaj, të shtoni tekste dhe filtra, të zmadhoni pamjet apo fotot dhe t’i rrotulloni ato.

Fshirja e pamjeve të videos bëhet vetëm me një prekje, ashtu si dhe kopjimi ose dyfishimi i tyre. Aplikacioni Movie Creator nuk do të ndryshojë asgjë në videot dhe fotot origjinale që sillni në të, por i ruan automatikisht projektet tuaja, kështu ju mund t’i riktheheni atyre kur të doni. Brenda tij do të gjeni edhe efekte të ndryshme, të cilat mund t`i shtoni kur modifikoni videot. Disa nga efektet janë falas, ndërsa disa të tjera janë me pagesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button