Nimic: Palët edhe këtë herë nuk arritën t’i afrojnë qëndrimet

Ndërmjetësi i OKB-së Methju Nimic theksoi se palët edhe këtë herë nuk arritën t’i afrojnë qëndrimet. Nimic tha se janë diskutuar ide nga e kaluara.

“Nuk shënuam arritje të madhe në drejtim të gjetjes së zgjidhjes, ne biseduam rreth disa ideve nga e kaluara, deri në çmasë mund të funksionojnë, deri në ç’masë kërkojnë përmirësime.Të dyja palët kanë ide më të qartë se ku janë vështirësitë tek pala tjetër, shpresojmë se rreth këtyre çështjeve do të bisedojnë me qeveritë respektive. Edhe unë bëra disa komente se ku ka nevojë për më shumë fleksibilitet”, tha Methju Nimic.

Megjithatë Nimic tha se palët kanë shprehur vullnetin për zgjidhjen e çështjes dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve, për hir të paqes dhe sigurisë në rajon. Nimic nuk deshi të ofronte ndonjë afat se kur mund të zgjidhet çështja, pastaj theksoi se vendosja e afateve mund të ketë pasoja.

“Duhet të tregohem shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për afate të negociatave se pyetje është se çfarë ndodh nëse skadon afati. Nëse do kisha dhënë afate atëherë cila është pasoja. Mbetet që të them se duhet të jap dorëheqjen. Ne kemi nevojë për një marrëveshje nga palët, unë luaj rolin e ndërmjetësit, këto shtete duhet të jetojnë me më njëra tjetrën gjatë gjithë jetës dhe duhet të mësohen ti përshtaten njëra tjetrës  ato kanë marrëdhënie diplomatike, qytetarë që kalojnë kufirin mes tyre, unë nuk kam nevojë të vendos afate, mendoj se do të ketë një zgjidhje. Afate mund të vendos vetëm për veten time”, deklaroi Methju Nimic.

Lajme të ngjashme

Back to top button