Han: Duhet një qasje më ndryshe për çështjen e emrit

“Ekziston iniciativë e Kombeve të Bashkuara, por, pas njëzet vjet moszgjidhje të kontestit për emrin, ndoshta do të duhej të shohim nëse është e mundur një qasje më ndryshe”, deklaroi për Radion Evropa e Lirë euro komisari i ri për negociata për zgjerim Johanes Han, në lidhje me kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Kjo, sipas tij, ndikon ndaj integrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk është në interes të Bashkimit Evropian. Eurokomisari Han shton se nga Qeveria e Maqedonisë varet nëse mund t’i zbatojë reformat për lëvizjen e vendit.

“Por gjithashtu është i nevojshëm një parlament i plotë funksional që nënkupton se të gjitha partitë e zgjedhura nuk duhet të jenë vetëm të zgjedhura, por edhe në parlament. Prandaj mendoj se është e rëndësishme të zgjidhet çështja për emrin, me qëllim që qytetarët e Maqedonisë sërish të kenë perspektivë evropiane”, thotë euro komisari Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Back to top button