Vidhen edhe një palë targa në Greqi
![Edhe një veture i vidhen targat në Greqi](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/E1DDA73BCDCB0716D6E713221B833592.jpg?fit=380%2C220&ssl=1)
Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, shkupjani G. J. dje ka denoncuar vjedhjen e targave të automobilit në vendin Poligiros të Greqisë.
Siç njofton MPB-ja, qytetarit G.J. ia kanë vjedhur targat e automobilit “Wolkgsvagen Golf” ndërsa rastin e ka paraqitur edhe në polincinë greke.
Deri tani policia kufitare e Maqedonisë ka regjistruar 40 raste të problemeve me veturat, me ç’rast janë evidentuar 33 vjedhje të targave, si dhe 7 raste të dëmtimit të veturave.
Policia greke deri tani nuk a njoftuar për hetimet e këtyre rasteve dhe nuk ka zbardhur asnjë rast. /Portalb