Vidhen edhe një palë targa në Greqi

Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, shkupjani G. J. dje ka denoncuar vjedhjen e targave të automobilit në vendin Poligiros të Greqisë. 

Siç njofton MPB-ja, qytetarit G.J. ia kanë vjedhur targat e automobilit “Wolkgsvagen Golf” ndërsa rastin e ka paraqitur edhe në polincinë greke.

Deri tani policia kufitare e Maqedonisë ka regjistruar 40 raste të problemeve me veturat, me ç’rast janë evidentuar 33 vjedhje të targave, si dhe 7 raste të dëmtimit të veturave.

Policia greke deri tani nuk a njoftuar për hetimet e këtyre rasteve dhe nuk ka zbardhur asnjë rast. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button