Reuters: Bastvënësi që vodhi Bankën Kombëtare

Reuters ka botuar një historik te shkurtër te skandalit qe përfshiu Bankën Kombëtare te Shqipërisë ne fillim vëren e këtij viti

Përmes intervistave te bankiereve vendas, hetuesve te çështjes, shfletimit te materialeve te deritanishme, duke përfshirë edhe transkriptimin e pohimeve te protagonistit kryesor te skandalit, Ardian Bitraj, Reuters ka rindërtuar historinë e vjedhjes se afro 7 milion dollarëve nga vendi qe do te duhej te  ishte me i sigurti ku ruheshin vlerat monetare te vendit.

Sipas reporterit te saj ne Shqipëri, nuk ishin as kamerat e sigurisë dhe as inspektimet e auditit qe zbuluan skandalin, por do te ishte vete Bitraj, dhe me mire akoma, pamundësia e tij për te bashkëjetuar me gjate me sekretin, dekonspiruesi i pare dhe i vetëm i vjedhjes. Pas një periudhe katërvjeçare vjedhjesh te përditshme nga ambientet e thesarit, Bitraj kish menduar te depononte vete vjedhjen duke kërkuar se pari takim me ish guvernatorin e Bankës. Deponim qe çoi me pas arrestimin e 18 personave te tjerë, përfshi dhe autoritetin kryesor te institucionit.

Sipas rrëfimit te vete Bitrajt ne prokurori, vjedhja e parave kish filluar me shume se katër vjet me pare, gjate vitit 2010, pikërisht ne kohen kur Bitraj do te mund te behej shefi i njërit prej departamenteve te ruajtjes se parave, për te arritur kulmin e vet gjate zhvillimit te Kampionatit te fundit Botëror, kur Bitraj, një fan i njohur i vënies se basteve, kish arritur te vendoste deri ne 90 mije dollarë për një ndeshje te vetme.

Për te arritur te vidhte një shume te tille, ai kish përdorur qeska te zeza, te cilat i mbushte me para duke shfrytëzuar pamundësinë e kamerave te sigurisë për te kontrolluar te gjitha ambientin e sallave ku ruheshin paratë dhe mungesën e aparaturave qe mund te detektonin ato. Mendohet se një ndihme i ka dhënë atij edhe rregulli, sipas se cilës vetëm 2% e gjendjes se parave qe ndodheshin te depozituara i nënshtroheshin kontrollit.
Ne rrëfimet e saj, bashkëshortja e saj, ka deponuar ne prokurori, se kohet e fundit, Bitraj kish humbur qetësinë e tij, nuk hante mire, nuk flinte, madje kish kohe qe nuk lahej me.

Sipas ligjit shqiptar, Bitraj rrezikon deri ne 20 vite burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button