Barca fitoi me përmbysje të rezultatit

Trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique, i dështoi eksperimenti në sfidën kundër Almerias.

Enrique vendosi ta startojë ndeshjen pa Neymarin e Luis Suarezin, mirëpo ishin pikërisht këta të fundit ata që shpëtuan atë dhe Barcelonën.

Braziliani e uruguaiani të inkuadruar në pjesën e dytë ia siguruan tri pikë tejet të rëndësishme blaugranëve.

Neymar realizoi golin e tyre të parë (73’) për ta barazuar rezultatin pasi Thievy Bifouma (37’) kishte kaluar më parë vendasit në epërsi.

E, Jordi Alba (82’) realizoi golin e triumfit. Të dy asistimet për këta gola erdhën nga Suarez.

Kësisoj, Barҫa rikthehet në krye të La Ligës me 25 pikë, por me një ndeshje më shumë se Real Madridi që është në pozitën e dytë me një pikë më pak.

Lajme të ngjashme

Back to top button