Rusia bllokon qasjen në shërbimet e Apple-it

Rusia do të bllokojë qasjen e iPhone-it dhe iPad-it tek iCloud dhe shërbimet e tjera të Apple-it duke filluar nga 1 janari i vitit 2015. Rusia pati miratuar një ligj para disa muajsh, i cili detyronte disa kompani të ndryshme që të ruajnë të dhënat e përdoruesve në serverët lokalë.

Sipas një raporti nga Progorod, Rusia do të bllokojë disa shërbime të Apple-it, meqë kjo kompani nuk iu përgjigj ligjit të shtetit për të ruajtur të dhënat e përdoruesve të shërbimit iCloud në serverët lokalë.

Ky ligj nuk do të prekë vetëm kompaninë Apple, por të gjitha ato kompani që ofrojnë shërbime të internetit në Rusi, dhe nëse nuk i binden këtij ligji për të ruajtur të dhënat e shtetasve rusë në serverët lokalë, do të bllokohen në këtë shtet. Nuk e dimë nëse do të ndalohen edhe shitjet e pajisjeve të Apple-it në Rusi duke filluar nga 1 janari i vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button