Haradinaj nuk përjashton protestat bashkë me Vetëvendosjen

I nominuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj e ka përjashtuar mundësin e një takimi të përbashkët të të gjithë liderëve politik, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë se mund të përkrahet ideja e Vetëvendosjes për thirrjen e protestave më qëllim të rrëzimit nga pushteti të PDK-së së Thaçit.

Haradinaj, ndërkaq ka përjashtuar mundësinë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, ashtu sikurse po kërkon PDK-ja, pasi që sipas tij, zgjidhja është brenda Kuvendit të Kosovës nga shumica parlamentare.

“Ndërtimi i institucioneve të reja vije pa partneritet me Thaçin dhe pa të dhe nuk e shohim të nevojshme me pas takim me të për më zgjedhë ngërçin. Pra asnjë veprim i yni nuk do të shkojë në shërbim të PDK . LDK , AAK , Nisma dhe Vetëvendosje janë të vendosura për t’i ndërtuar institucionet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se protestat e drejta është protestë e drejtë legjitime dhe nëse shteren të gjitha mekanizmat parlamentare politike, qytetarët e gëzojnë të drejtën e protestës.

“A i thërret ato VV a dikush tjetër është e drejtë e pamohueshme. Ne do ta shqyrtojmë atë, nëse janë konsumuar të gjithë instrumentet paraprak”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button