Apple me iPhone 6 në avantazh ndaj Samsung

Apple me iPhone 6 në avantazh ndaj SamsungDuket se Apple ka nisur të dominojë në luftën e drejtpërdrejtë me Samsungun, falë telefonave të rinj të lansuar, iPhone 6 dhe 6 Plus.

Një listë prej 10 telefonave më të mirë të mençur, e publikuar nga “uSwitch”, dominohet nga Apple me pesë pajisje duke përfshirë katër në top-pesëshe.

Apple prin me iPhone 6, pastaj vijnë versioni 5C dhe 5S, kurse 6 Plus është në pozitën e pestë.

Në anën tjetër Samsung në top-dhjetëshe ka vetëm tri pajisje. Galaxy S5 që po ka sukses të madh në shitje është futur në top pesëshe ndërsa pajisja e re Galaxy Note 4 është e fundit në këtë listë. S4 është në pozitën e tetë.

Por çfarë po ndodh me Samsungun?

Kompania ka pasur tremujorin më të dobët të fitimeve në tri vjetët e fundit. Gjysmën e atij fitimi e përbënte shitja e telefonave të mençur, dhe lista e re reflekton më së miri problemet e kompanisë.

Që nga lista e fundit Samsungu nuk ka arritur të mbajë në top dhjetëshe Galaxy Note 3 dhe S4 Minin.

Në top-dhjetëshe janë futur edhe HTC dhe LG me One M8, respektivisht G3.

Për listën e dhjetë telefonave më të suksesshëm janë llogaritur, para-porositë, shitjet në “uSwitch” dhe në shitoret tjera online.

Kjo është lista e “uSwitchit” për 10 telefonat më të suksesshëm momentalisht.
1.Apple iPhone 6
2.Apple iPhone 5S
3.Apple iPhone 5C
4.Samsung Galaxy S5
5.Apple iPhone 6 Plus
6.HTC One M8
7.Apple iPhone 4S
8.Samsung Galaxy S4
9.LG G3
10.Samsung Galaxy Note 4

Lajme të ngjashme

Back to top button