Mozilla krijon shfletues të ri për zhvilluesit

Mozilla Firefox është një nga shfletuesit më të përdorur nga konsumatorët. Tashmë kompania ka vendosur të zhvillojë një shfletues posaçërisht për zhvilluesit. Kompania njoftoi se me 10 nëntor do të prezantojë një shfletues që “është krijuar nga zhvilluesit për zhvilluesit”.

Shfletuesi i ardhshëm do të bazohet tek shfletuesi Firefox, kështu zhvilluesit do të jenë të familjarizuar me të. Shfletuesi i ri do të karakterizohet dhe pajiset me aftësi rregulluese dhe me instrumente të veçanta, si Firefox Tools Adapter dhe WebIDE për një kodim më të mirë brenda shfletuesit.

Mozilla e përshkroi kështu këtë shfletues të ri: “Ne kemi dizajnuar shfletuesin duke kërkuar për një filtër komplet ndryshe, për të vendosur interesat e zhvilluesve në plan të parë. Është krijuar nga zhvilluesit për zhvilluesit, kështu ju mund të rregulloni të gjithë uebin, duke u bazuar tek përvojat që keni në ueb”. Nuk e dimë se sa ndryshe do të jetë ky shfletues i ri nga ai që përdorin konsumatorët, apo se kush do të ketë mundësi ta përdor atë për të shfletuar rregullisht në internet.

Lajme të ngjashme

Back to top button