Spekulimi i mediave sllave: Merkel, bija e Hitlerit

Mediat sllave kanë aluduar se në karrigen e kryeministrisë së Gjermanisë është ulur vajza e Adolf Hitlerit.

Sipas dokumentëve të Stasi-t, Angela Merkel është pasardhëse e Hitlerit, shkruan Pravda, transmeton Lajm.

Sipas këtij mediumi, në vitin 1954 ka lindur një vajzë, bija e Hitlerit, për të cilën Stasi pretendon se ajo është Angela.

Data zyrtare e lindjes së saj është 17 korrik 1954, por siç thuhet në dokumentet, të cilat aktualisht gjenden në arkivat e KGB-së ruse, ditëlindja e saj e vërtetë është 20 prill 1954.

Nëse e gjitha kjo është e vërtetë, atëherë Angela Merkel është bija e nazistit Adolf Hitler.

“Engjëlli i Vdekjes”, ringjalli Hitlerin

Detajet e lindjes së Angela Merkel janë regjistruar edhe në kujtimet e Dr. Karl Klauberg një nga nazistët më të errët “Engjëlli i Vdekjes”, i cili gjithashtu ishte një kriminel i dënuar lufte.

Gjegjësisht, Klauberg vuajti dënimin 7 vjeçarë, por më pas autoritetet sovjetike e kanë liruar në këmbim të dokumenteve sekrete të Stasit që e përshkruan teknikën e tij për inseminimin artificial dhe fakti më i rëndësishëm , ngrirja e spermës së Adolf Hitlerit.

Babai i Hitlerit, i cili vetë ka ndryshuar mbiemrin e tij, ishte një fëmijë i paligjshëm, bir i Salomon Rothschild dhe dashnores së tij Mary Anne Shiklgruber, transmeton Republika shqip.

Sipas dokumentave naziste për inseminimin artificial. Eva Brown e cila jetonte në Gjermaninë Perëndimit ishte motra e Dr.Klauberg dhe ajo u zgjodh si një nënë zëvendësuese, që do të sillte në jetë një fëmijë të Hitlerit.

Kur Klauberg u kthye në Gjermaninë Perëndimore, u arrestua menjëherë dhe u vra dy vjet më vonë, ndërkohë që gjyqi i tij nuk ishte mbyllur.

Kontrata për dominimin ndërkombëtar

Menjëherë pas lindjes së vajzës së tij, Rusia, SHBA-të dhe Vatikani nënshkruan një marrëveshje sipas të cilës kujdestarinë e fëmijës do ta kishte Kisha Katolike, e cila gjithashtu është e lidhur edhe me Kishën Luterane në Gjermaninë Lindore.

Atëherë vajzës i është dhënë emri Angela Dorothea Kasner dhe një datëlindje e rreme. Për baba fals u zgjodh Horst Kasner, një pastor Lutheran në kishë, dhe nëna e saj ishte Herulind, një mësuese e gjuhës angleze dhe gjermane.

Një nga dispozitat e marrëveshjes 3 anëshe ishte se Angela do të merr pushtet ndërkombëtar, por kjo do të ndodhë atëherë kur kreu i Papës së Vatikanit do të ketë prejardhje nga Gjermania. Pas vdekjes së Papa Gjon Pali II, si kreu i Kishës Katolike më 20 prill 2005 u emërua nazisti Joseph Ratzinger, i cili më vonë mori emrin Benediht XVI.

A është një rastësi që edhe kjo ka ndodhur në ditëlindjen e Hitlerit?

Në vitin 1977 Angela Dorothea Kesner u bë Angela Merkel kur u martua fizikanti Ulrich Merkel. Ata u divorcuan në vitin 1982. Merkel u zgjodh kancelare e Gjermanisë menjëherë pas Papa Benediht XVI mori përsipër udhëheqjen e Kishës Katolike, që ndodhi pikërisht në datën e lindjes së Hitlerit. /albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button