Dëmtohen edhe tre vetura të tjera në Greqi

Nota protestuese që MPJ-ja ia dërgoi Athinës zyrtare nuk ndihmoi shumë – gjatë fundjavës janë dëmtuar edhe tre vetura të tjera në Greqi.

Dy veturave u janë marrë targat, ndërsa një tjetrës shenja MK i është mbuluar me sprej. Dy nga këto tre incidente janë paraqitur edhe në policinë greke.

Me këto raste të reja, në periudhën e kaluar nga ana e policisë kufitare të Maqedonisë janë evidentuar 32 vjedhje të targave, si dhe 7 raste të dëmtimit të veturave.

Policia greke deri tani nuk a njoftuar për hetimet e këtyre rasteve dhe nuk ka zbardhur asnjë rast. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button