Mot me vranësira

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët mesatare juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me erë të dobët juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten në pjesën më të madhe të ditës do të jetë mot i thatë, por prej të premten në mbrëmje deri të dielën paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në pjesët jugore të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button