Bie çmimi i iPhone 6

Sezoni i festave ka filluar dhe në mesin e kompanive që do të bëjnë befasi gjatë fundvitit është edhe Apple që do të lirojë çmimin e telefonit më të ri iPhone 6.

Mediet amerikane kanë raportuar se dyqani “Sam’s Club” do të ofrojë pajisjen për 99 dollarë për modelin me 16 gigabajt nëse blihet me kontratë dyvjeçare. Ai me 64 giga do të kushtojë 199 dollarë ndërsa me 128 GB do të ketë çmim 299 dollarë.

Oferta do të zgjasë deri më 31 dhjetor, por njësia e tyre do të jetë e limituar, transmeton Koha.net.

iPhone 6 dhe 6 Plus u lansuan në muajin shtator dhe u kritikuan shumë për dizajnin e dobët që mund të lakohej.

Lajme të ngjashme

Back to top button