Venizellos: Për shkak të krizës ekonomike të mos bëhet presion për emrin

Prioritet i politikës së jashtme greke është që të mos shfrytëzohet kriza ekonomike për të ushtruar presion ndaj Athinës, në lidhje me çështjet kombëtare, përfshi dhe kontestin e emrit, shkruan ministri i punëve të jashtme të Greqisë Evangellos Venizellos në një shkrim autorial në “Kathimerini”.

Venizelos shkruan se kriza greke ka ndodhur në kohën kur në BE ekzistonte kriza jo vetëm ekonomike, por edhe ajo politike, me sfida për sigurinë evropiane, si dhe në kohën kur “fqinjësia jugore dhe lindore kërkonte më shumë energji nga shpërbërja e Lidhjes Sovjetike, Jugosllavisë dhe Pranverës Arabe”.

Ministri thotë se prioritet strategjik i Greqisë, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është që të formulojë pozicionin grek për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, gjithnjë duke respektuar të drejtën ndërkombëtare

Lajme të ngjashme

Back to top button