Shkup, sulmohen me thikë dy të rinj nga një grup personash

Dy të rinj nga Shkupi janë përballur me dhunën agresive të një grupi personash.

Të rinjtë, janë rrahur në rrugë “11 Oktomvri”, në afërsi të Barnatores Bujqësore, në orën 03 pas mesnate.

Njëri nga të lënduarit, është therur me thikë në kofshë, raporton Shenja.

Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta lidhur me arsyet e ngjarjes.

Policia është vënë në gjurmim të agresorëve

Lajme të ngjashme

Back to top button