Morsi mund të lirohet nëse pajtohet ta braktis vendin

Presidenti i ndërruar egjiptian Mohamed Morsi do të mund të lirohet, nëse pajtohet që ta braktis vendin, shkruan gazeta londineze “Sandej Tajms”, duke iu referuar planit të shqyrtuar kompromis për dalje nga kriza politike nga ana e forcave udhëheqëse politike. 

Sipas mediave britanike, plani është përpiluar me pjesëmarrje të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa garantues të tij janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Supozohet se lokacioni sekret ku mbahet Morsi në paraburgim është bazë ushtarake, e larguar një orë nga Kajro.

Plani i shqyrtuar, po ashtu, parashikon edhe ndërprerje të protestave të ithtarëve të Morsit dhe disa rrethana lehtësuese për lëvizjen “Vëllazëria myslimane”.

Lajme të ngjashme

Back to top button