Siria bombardon kampin brenda Libanit

Avionë ushtarakë sirianë bombarduan një kamp refugjatës në Libanin verior, duke vrarë nëntë nënshtetas dhe plagosur të paktën dhjetë të tjerë.

Sulmi ajror, i cili shkel sovranitetin territorial të Libanit, pati në shënjestër qendrën e grumbullimit të refugjatëve pranë kufirit, në afërsi të qyteteve Balbek dhe Arsal, në Luginën e Bekës.

Lajmi u raportua mesditën e së dielës nga Agjensia Libaneze e Lajmeve.

Kjo nuk është hera e parë që ushtria e Al-Assad ndërmerr veprime ushtarake në këtë zonë pranë kufirit, me argumentin se kryengritësit po përdorin atë rajon për të trafikuar armë dhe municione përtej kufirit.

Në 18 mars, dy gjuajtës sirianë qëlluan tre raketa që shkatërruan disa ndërtesa të boshatisura në Arsal.

Deparatmenti Amerikan i Shtetit konsideroi përdorimin e gjuajtjësve në këtë konflikt si një “përshkallëzim” i rrezikshëm”.

Lajme të ngjashme

Back to top button