Rritet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Maqedoni

Pabarazia ekonomike në vend është shqetësuese, ndërsa e ardhmja e rrezikshme ka shumë aspekte, u tha në debatin e e realizuar në këtë temë. Pamundësia që me rrogat e ulëta të mbulohen harxhimet themelore, pamundësia për të gjetur punë, dhe shpërngulja masovike nga vendi janë disa nga arsyet që e përkeqësojnë imazhin dhe ritin hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në vend, thonë ekspertët ekonomik.

“Shpërndarja e drejtë e të ardhurave në shoqërinë tonë nuk mund të sigurohet me programin me ‘100 hapa’ derisa punojnë mekanizma që e stimulojnë pabarazinë”, deklaroi Dragan Dvdovski nga LSDM-ja.

Sipas profesoreshës Maja Gerovska – Mitev, mungesa e një mobilizimi të përgjithshëm që do të kundërshtojë politikën neoliberale është edhe një nga arsyet për rritjen e pabarazisë mes qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button