Mot me vranësira dhe me periudha të diellit

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe pak më i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior.

Paradite është e mundur shi i dobët afatshkurtër, më shumë në zonat perëndimore. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët në mëngjes.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Të premten do të fryjë erë mesatare veriore e cila do të shkaktojë ulje të vranësirës, ndërsa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës moti do të jetë i thatë dhe stabil.

Lajme të ngjashme

Back to top button