Ish ambasadori Hill, kujton në memoaret e tij djegien e ambasadës në Shkup

Memoaret e ish ambasadorit Kristofer Hill Në Maqedoni një pjes të veçantë i kushton luftës së Kosovës dhe djegies së ambasadës amerikane në Shkup.

Kujtimet e tij, ish-ambasadori amerikan i ka përmbledhur në librin “Rezistenca-jetë në fushëbetejën e diplomacisë amerikane”, i cili u botua së voni në Amerikë. 

Në lidhje me djegien e Ambasadës amerikane më 25 mars 1999, Hill thotë se atë ditë nuk kishte pasur paralajmërime për protesta, përveçse një grup studentësh qëndronte jo shumë larg nga ambasada, duke kënduar këngën “Give Peace e Chance”.

Ish-diplomati i përshkuan ata si paqësorë dhe madje thotë se ata nuk e kishin njohur, kur ai gjatë kthimit nga vrapimi i mëngjesit, kishte kaluar fare pranë tyre. 

“Por ky grup i vogël u zëvendësua më pas nga një grup i madh personash, i cili nuk kishte interes të këndojë, por të hedhë vezë drejt godinës. Problemi kryesor ishte se Qeveria e Maqedonisë nuk siguroi prani më të madhe të policisë. Skenat ishin të tmerrshme ndërsa protestuesit digjnin makinat tona”, shkruan në kujtimet e tij ish-ambasadori. 

Ai kujton se si së bashku me përkthyesin Biks Aliu ishin futur të fundit në bunkerin i cili kishte lidhje të drejtpërdrejtë me Departamentin e Shtetit, i cili ndiqte në kohë reale zhvillimet dramatike. 

“Shqetësimi kryesor në bunker ishte furnizimi me ajër nëse rast objekti përfshihet tërësisht nga flakët. Nëse kjo do të ndodhte, ne kishim opsionin që të shfrytëzomë edhe një tunel që na çonte te parkingu, aty ku protestuesit digjnin makinat tona”, kujton Hill.

Lajme të ngjashme

Back to top button