Enver Miftari trajner i reprezentacionit U-14

Puna e palodhshme e trajnerit më të mirë shqiptarë në Maqedoni në basketboll, Enver Mifari, është shpërblyer edhe nga Federata e Maqedonisë në Baskteboll, pasi që atë e kanë emërtuar si ndihmës i parë i seleksionuesit Mitko Kostovski.
Enver Miftari udhëheq shkollën e basketbollit të NBA Çair, prej ku po dalin talente të mëdha të basketbollit, të cilët shumë shpejt do të jenë bartës të lojës si në ekipin e të rriturve që po garojnë në Ligën e Dytë, një ashtu edhe për ekipe të Superligës së Maqedonisë.

“Po më në fund arritëm të jemi pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë. Sukseset e deritanishme në basketbollin e Maqedonisë siç është futja e KB Liria në Ligën e Parë -Superligë. Titujt e kampionëve të KB NBA Çair gjatë viteve 2011/2012/2013 dhe futja e KB NBA Çairit në Ligën e Dytë, janë suksese brenda këtyre pesë viteve gjë që dëshmon se në basketbollin e Maqedonisë ka vend edhe për trajner shqiptarë”. 

Trajneri Miftari nuk ka lënë pa përmendur edhe shumë basketbollistë që ishin bartës në fitoren e tre titujve më radhë të ekipit të tij NBA Çair.

“Po mos të kishim pasur talentet siç janë anëtarët e reprezentacionit  U-18 Alaudin Mustafa, Jetmir Zeqiri, Artan Nika, pastaj ata të U-16 Jeton Feta, Besart Memeti, e ku ky i fundit është anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë, dhe do të merr pjesë në Kampionatin Evropian U-16 në Sarajeve që fillon me 3 gusht. Pastaj Erkam Ismaili si dhe perspektiva më e madhe e basketbollit të Maqedonisë, Enis Rexhepi i cili po ashtu është pjesë e reprezentacionit U-14 që do të merr pjesë në turneun në Slloveni që zhvillohet nga 15 deri me 18 gusht, ku pjesëmarrës do të jenë reprezentacione si Spanja, Kroacia, Sllovenia, Rusia etj”.

Ky është vetëm fillimi i sukseseve që presin këta lojtarë të NBA Çair, të cilët në sezonin e ri, presim së paku të kurorëzohen edhe me dy tituj të kampionëve të Maqedonisë, ku do të vazhdojmë sundimin në basketbollin e Maqedonisë, ndërsa do të udhëhiqen nga strategu i njohur i basketbollit, Enver Miftari. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button