Franca do të mbetet fuqi ushtarake në Evropë

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian ka prezantuar Ligjin për programin ushtarak 2014-2019, i cili sugjeron një ekuilibër mes nevojës për të ruajtur pozitën ushtarake të Francës dhe për të siguruar kursime buxhetore.

Nga përafërsisht 280 mijë vende pune, Franca ka ushtrinë e dytë më të madhe në Evropë, pas Britanisë. Francezët do të reduktojnë ushtrinë për 23 500 ushtarë. Me këto reforma ushtria franceze do të pakësohet për 33 675 pjesëtarë, ose rreth 7 500 në vit.

Le Drian është i bindur se me një ushtri prej 242 mijë ushtarësh Franca do të mbajë vendin e saj në botë.

Njësitë luftarake do të kursehen në kuadër të reformës së ushtrisë franceze, ngase do të reduktohen me vetëm 8 000 mijë ushtarë.

Si transmeton Albinfo, ndërhyrja ushtarake në Republikën e Malit i ka shërbyer ushtrisë franceze dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të ruajtur disa nga përfitimet e rrezikuara. Sipas një skenari, është parashikuar shitja edhe e aeroplanmbajtëses “Charles de Gaulle”.

Ky skenar është shmangur për shkak të lobimit aktiv të kompleksit ushtarako-industrial, por edhe për shkak të paralajmërimeve të shumta që deputetët do të votojnë kundër buxhetit për ushtrinë nëse ajo bie nën pragun prej 1.5 për qind të PBB-së.

Franca 2014 deri në vitin 2019 ka planifikuar të shpenzojë 190 miliardë euro për nevoja ushtarake.

Parlamenti francez do të diskutojë për legjislacionin e propozuar këtë vjeshtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button