Diell, vranësira, mjegulla

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për mjegull të dobët të mëngjesit.

Pasdite në pjesët jugore vranësirat do të shtohen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej nëntë deri 15 gradë Celsius.

Në Shkup, moti paradite do të jetë me vranësira mesatare, me kushte për mjegull të dobët, ndërsa pasdite do të mbisundojë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri dy gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 13 gradë.

Deri të enjten do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së mëngjesit nëpër fushëgropa, ndërsa të mërkurën dhe të enjten paradite do të ketë edhe reshje lokale të shiut. Të premten do të fryjë erë veriore që do të shkaktojë zvogëlim të vranësirave në ditët fundjavës.

Lajme të ngjashme

Back to top button