Monitorim: Mediumet merren me marrëdhëniet ndërpartiake, nuk raportojnë për debatin e kuvendit

Kuvendi më shumë përmendet në media kur ka ndonjë ngjarje politike, për marrëdhëniet ndërpartiake dhe krizën politike në vend, ndërsa shumë pak raportohet për përmbajtjen e debatit dhe argumentet e shpalosura në seancën e kuvendit. Me këtë opinion publik nuk është plotësisht i informuar me ngjarjet në Kuvend dhe që kanë të bëjnë me temat që shqyrtohen nga deputetët, për ligjet dhe ndryshimet e ligjeve që miratohen dhe argumentet që shpalosen ën seancë.

Këto janë të dhëna nga monitorimi i mediumeve, se si raportojnë ato për punën e Kuvendit të zbatuar nga 19 qershori deri më 30 shtator të këtij viti.

“Gjatë kësaj periudhe është vërejtur se në shumicën e teksteve të publikuara në 10 mediume nacionale kanë përdorur si burim vetëm një deputet të një partie. Pastaj, në shumë raste janë cituar apo transmetuar qëndrimet e deputetëve të shumicës në Kuvend duke I anashkaluar deputetët e opozitës duke përfshi edhe deputetët e opozitës që nuk e kanë pranuar mandatin”, thuhet ën raport.

Në hulumtim janë përfshirë tekstet e publikuara në Dnevnik, Utrinski Vesnik, Veçer, Slloboden Peçat, Koha, Lajm, Sitel, Telma, Alsat M dhe RTVM2 programi në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button